TAP i gatshëm të transportojë gazin natyror në Evropë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“TAP do të fillojë aktivitetet e tij në një kohë të shpejtë në linjën që furnizohet me gaz nga kufiri Turqi-Greqi deri në terminalin marrës që ndodhet në jug të Italisë”, thuhet në deklaratë

Ka përfunduar pas 4.5 vitesh ndërtimi i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) i cili do të transportojë në Evropë gazin natyror nga nga fusha e gazit Shah Deniz 2 të Azerbajxhanit.

Në një deklaratë me shkrim nga TAP thuhet se TAP do të fillojë aktivitetet e tij në një kohë të shpejtë në linjën që furnizohet me gaz nga kufiri Turqi-Greqi deri në terminalin marrës që ndodhet në jug të Italisë.

TAP i cili do të transportojë në Evropë gazin e nxjerrë nga fusha e gazit Shah Deniz 2 të Azerbajxhanit u lidh me Tubacionin e Gazit Natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turqi-Greqi.

Gjithashtu TAP i cili përbën pjesën evropiane të korridorit të gazit jugor, do të transportojë në vit 10 miliardë metër kub gaz në Itali duke kaluar në Greqi, Shqipëri dhe Detin Adriatik.

Aksionarët brenda TAP janë BP, SOCAR dhe Snam, secili me 20 për qind të aksioneve ndërsa Fluxys ka 19 për qind të aksioneve, Enagas 16 dhe Axpo 5 për qind.

Share This Article