TAP nis operimin tregtar, Shqipëria gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, Gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar.

Me nisjen e operimit tregtar të TAP, vendi ynë është gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes së rrjetit të gazit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se falë bashkëpunimit me kompaninë italiane SNAM ka përfunduar certifikimi i inxhinierëve ekselentë sipas standardeve ndërkombëtare.

Orges Zhollanji, një ndër inxhinierët e rinj të certifikuar thotë se bën pjesë në brezin e parë të inxhinierëve të trajnuar në industrinë e gazit pas viteve ’90. Sipas tij, ata u trajnuan nga një staf pedagogësh me një eksperiencë 35 vjeçare në mirëmbajtje dhe në ndërtimin e tubacioneve me gas.

Si një operator i ri i sistemit të transmetimit, i zhvilluar dhe ndërtuar në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të industrisë, TAP-i mundëson një diversifikim të dyfishtë: një korridor i ri, i besueshëm dhe i qëndrueshëm energjie, si dhe një burim gazi për miliona përdorues evropianë, për dekadat që do të vijnë./ATSH/

Share This Article