Taravari: Kam insistuar që partitë e VLEN-it të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje lokale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arben Taravari thotë se liderët e koalicionit VLEN janë në komunikim të vazhdueshëm për planet për zgjedhje lokale.

Taravari thotë se shumë shpejtë pritet që ASH të ketë qëndrim përfundimtar, ndërsa konfirmoi se në takimin e liderëve të VLEN, ka insistuar që partitë të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje.

“Unë edhe kam insistuar në negociata që të kemi listë të veçantë si ASH, por edhe partitë e tjera, sepse motivojmë shumë më shumë njerëz që të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por e shohim e bëjmë.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari.

Share This Article