Tare synon ta sjellë Muriqin në Lazio

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lazio ka nisur të mendojë seriozisht për ta sjellë Vedat Muriqin në ekip. Sulmuesi i Kosovës dhe i Fenerbahçes në Turqi, kohëve të fundit, me paraqitje të mira e ka marrë vëmendjen edhe të ekipeve si Atletico Madrid e Tottenham.

Megjithatë, “Calciomercato” shkruan se drejtori sportiv shqiptar i lacialëve, Igli Tare, synon ta transferojë shtatlartin nga Prizreni që në afatin kalimtar dimëror.

Në 11-të ndeshje sivjet, me ekipin turk, Muriqi ka shënuar shtatë gola, transmeton KTV.

Siç u raportua nga faqja italiane, Fenerbahçe ia ka caktuar futbollistit kosovar çmimin prej 10 milionë eurove, derisa Lazio është gati t’i japë atij 8 milionë euro.

Mediat italiane, të martën, bënë të ditur se Lazio po e monitoron edhe situatën e qendërbmrojtësve të Veronës, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Share This Article