“Targat” dhe tensionet në veri, kryenegociatori i Kosovës takohet me Lajçak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian vijon tentativat për të zbutur tensionet në Veri të Kosovës. Ndërmjetësuesi i unionit për dialogun, Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, pritet të takohet me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi në Bruksel.

Radio Evropa e Lirë, duke citur burime diplomatike, shkruan se qëllimi i këtij takimi është gjetja e mënyrave se si të vazhdohet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve, si dhe propozimet për tejkalimin e krizës aktuale për ndërrimin e targave.

Lajçak do të takohet veçmas dhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç. Por një takim trepalësh mes ndërmjetësuesit të BE-së, Bislimit dhe Petkoviç nuk është konfirmuar dhe nuk ka pritshmëri që të ndodhë.

Share This Article