ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 2 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 8 minutes ago
Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video) 17 minutes ago
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij 25 minutes ago
Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer. 32 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Targat e Kosovës, “molla e sherrit” prej një viti, ‘dorëzohen’ serbët në Veri, shtohet numri i regjistrimeve për inicialet RKS

albnews by albnews
28 November, 2023
in Kosova
0
Targat e Kosovës, “molla e sherrit” prej një viti, ‘dorëzohen’ serbët në Veri, shtohet numri i regjistrimeve për inicialet RKS
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 1 dhjetor është afati i fundit për banorët serbë në veri të kosovës që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre me inicialet “KM” të lëshuara nga Serbia, me targa të Republikës së Kosovës, me inicialet “RKS”.

Autoritetet në Kosovë mirëpresin interesimin e shtuar të banorëve serbëve për të regjistruar makinat me targa të ligjshme.

RelatedPosts

Osmani takohet me zv/sekretarin amerikan të Shtetit, shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së ndaj Kosovës

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Çështja e targave ishte një nga shkaktarët kryesorë të tensioneve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Svetolik Radovanoviç është një nga shumë banorët serbë në veri të Kosovës, që në fillim të javës regjistroi makinën e tij me targa të ligjshme, në prag të afatit të 1 dhjetorit.

Një numër në rritje banorësh serbë janë parë në pikat e kontrollit teknik të automjeteve në Mitrovicën e Veriut, për të regjistruar dhe ndryshuar targat e makinave të tyre.

“Po ndryshoj targat e makinës nga KM në RKS. Procesi po shkon mirë, ka pak pritje por mirë. Arsyeja pse po ndryshoj targat është sepse nuk do të mund të lëviz me targat KM”, thotë zoti Radovanoviç.

Një grup i tyre u joshën nga ndihmat financiare të qeverisë së Kosovës për ata që regjistrojnë makinat deri më 31 tetor, duke shmangur pagesën për taksat dhe tarifën e regjistrimit të makinës.

“E mirëpresim vullnetin, së fundmi të shtuar, të pjesëtarëve të komunitetit tonë në katër komunat veriore për regjistrimin e makinave, në përputhje me vendimin e fundit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Deri tani rreth 3 mijë qytetarë kanë regjistruar automjetet e tyre, duke përfituar nga lehtësimet financiare që ofron ky proces”, thotë Nora Fetoshi, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas përfundimit të afatit, çdo targë “KM” do të jetë e paligjshme. Në rrugë do të lejohen vetëm makinat me targat e Republikës së Kosovës apo “RKS”.

“Pas datës 1 dhjetor, pra pas afatit, policia e Kosovës nuk do të bllokojë veriun. Policia e Kosovës do t’i konsiderojë këto si vetura të paregjistruara. Pra, ato nuk duhet të jenë në qarkullim. Oficerët e policisë do t’i ndalojnë këto makina, do t’u marrin targat, do të japin dënime për mosregjistrim të makinës, por pronari i makinës do të lejohet të largohet me makinë nga rruga. Nëse e shohim prap të njëjtën makinë në rrugë, me siguri do ta marrim”, thotë për agjencinë e lajmeve Associated Press Veton Elshani, zëdhënës i Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Çështja e targave të makinave ishte një nga arsyet e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe vitin e kaluar.

Ata kundërshtuan vendimin e qeverisë së Kosovës për të ndaluar përdorimin e targave të lëshuara nga Serbia.

Ligjvenësit, prokurorët dhe oficerët serbë të policisë së Kosovës gjithashtu braktisën postet e tyre nga organet lokale.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në veçanti pas sulmit të 24 shtatorit të një grupi serbësh të armatosur, ku si pasojë mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre prej autorëve të sulmit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin. Përgjegjësinë për të e mori Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Beogradi mohon të ketë ndonjë lidhje me sulmin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

23 December, 2025
Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

23 December, 2025
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result