Tarifa e SHBA prej 10%, eksportuesit e bimëve medicinale në Kukës: Na çon në falimentim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tarifa prej 10% që SHBA u ka vendosur të gjitha vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë do të ndikojë edhe tek grumbulluesit e kultivuesit bimëve medicinale dhe aromatike të qarkun e Kukësit.

Gazmend Koldashi një ndër grumbulluesit e këtyre bimëve thotë se tarifa është goditja e dytë për ta, pas rënies së tregut dhe tërheqjeve të stoqeve të të gjitha produkteve medicinale shqiptare. Sipas tij, mund ti çojë deri në falimentim.

Sipas tij tarifa prej 10% do të ndikojë edhe tek blerja e bimëve medicinale pasi një produkt që nga kultivuesit sot merret me 80 lekë do të bjerë në 70 lekë duke humbur edhe shpresat tek feremerët për kultivimin dhe grumbullimin e bimëve medicinale dhe aromatike në bjeshkët e vendit.

Koldashi thotë se qeveria duhet të marrë një vendim për përkrahjen e të gjithë fermerëve të industrisë së bimëve medicinale dhe aromatike pas vendosjes së tarifës. Vitin e kaluar prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë shitën në tregun amerikan 16.5 milionë euro bimë medicinale dhe aromatike nga 14 milionë euro në vitin 2023.

Share This Article