Tarifat e vendosura nga Trump ndaj Europës, vjen reagimi i parë i kryeministres italiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka thënë se tarifat e Presidentit Donald Trump janë “të gabuara”, por i bëri thirrje Evropës që të shmangë përfshirjen në një luftë tregtare.

Sipas mediave të huaja, Qeveria italiane tha se Meloni anuloi angazhimet e saj për atë ditë, në mënyrë që ajo të mund të përqëndrohet në veprimet e vendit të saj në përgjigje të njoftimit të Trump.

Meloni, e cila është një aleate e ngushtë e Trump, e përshkroi tarifën 20% ndaj Bashkimit Evropian si “jo në interes të asnjërës palë”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar drejt një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, me qëllimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë,” tha ajo.

Më herët këtë mëngjes, raportuam se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE po përgatit kundërmasa ndaj tarifave të Trump. 

Share This Article