ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin? 2 hours ago
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë 2 hours ago
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore 2 hours ago
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase 2 hours ago
Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme

albnews by albnews
4 September, 2025
in Bota
0
Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Administrata e Presidentit Trump i kërkoi Gjykatës Supreme të SHBA-së një vendim të shpejtë për të mbajtur në fuqi tarifat që kanë tronditur tregjet globale.

Kërkesa vjen pas një vendimi të Gjykatës së Apelit e cila konstatoi se Trump tejkaloi autoritetin e tij duke shfrytëzuar fuqitë ekonomike emergjente për të vendosur tarifat globale.

RelatedPosts

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

“Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar kur sulmoi Ukrainën në 2008-ën

Presidenti Trump u bën thirrje liderëve evropianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse

Megjithatë, gjyqtarët lejuan që taksat të qëndronin në fuqi deri në mes të tetorit, duke i dhënë kohë Trumpit për ta çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Që kur u rikthye në presidencë, presidenti amerikan ka përdorur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës për të vendosur tarifa “reciproke” për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara, me një nivel bazë prej 10 përqind dhe norma më të larta për dhjetëra ekonomi, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Japoninë.

Prokurori i Përgjithshëm John Sauer, u ka kërkuar gjykatësve që ta trajtojnë çështjen dhe të dëgjojnë argumentet e palëve në fillim të nëntorit.

“Vendimi i Apelit hedh një hije pasigurie mbi negociatat me shtetet e huaja që presidenti ka ndjekur përmes tarifave gjatë pesë muajve të fundit, duke rrezikuar si marrëveshjet kornizë tashmë të arritura, ashtu edhe negociatat që janë në zhvillim e sipër”- tha ai duke shtuar se rreziku në këtë rast është shumë i madh.

Disa padi ligjore janë ngritur kundër tarifave dhe nëse ato përfundimisht shpallen të paligjshme, kompanitë mund të kërkojnë rimbursime.

Më herët, Trump tha se nëse hiqen tarifat, SHBA mund të përfundojë duke u bërë një vend i botës së tretë. Ndërsa Sekretari i Thesarit Scott Bessent paralajmëroi se vendimi i gjykatës së apelit minonte rëndë aftësinë e Presidentit për bisedime me partnerët ndërkombëtarë.

“Liderët botërorë po vënë në pikëpyetje autoritetin e Presidentit duke shmangur negociatat ose shtyrë ato” tha Bessent.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

4 September, 2025
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

4 September, 2025
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

4 September, 2025
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result