Tashmë është konfirmuar rikthimi i Romelu Lukakut te skuadra e Interit.

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tashmë është konfirmuar rikthimi i Romelu Lukakut te skuadra e Interit.

Sulmuesi belg iu është bashkuar Nerazzurrëve në formë huazimi njëvjeçar deri në qershor të vitit 2023.

Faqja zyrtare e klubit në Twitter e ka publikuar një video të përbashkët të Lukakut me presidentin Steven Zhang.

 “Mirë se u ktheve Rom”, është përshkrimi i një fotografi të përbashkët të 29-vjeçarit me presidentin e klubit.

Bëhet e ditur se në bazë të marrëveshjes mes klubeve, huazimi është njëvjeçar pa opsionin e blerjes apo ndonjë klauzolë që e obligon blerjen.

Interi do t’ia mbulojë gjithë pagën, ndërsa Lukaku ka hequr dorë nga shuma e plotë e rrogës së tij te Chelsea për t’u rikthyer te zikaltrit.

Share This Article