Taulant Balla si atraksion turistik i Rilindjes, iu zë pritë turistëve për t’u shpjeguar domethënien e emrit të tij (VIDEO)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Taulant Balla duket sikur i ka në vijë punët me rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri. Nuk e shqetësojnë as ngjarjet e rënda kriminale, as drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që punojnë për bandat e as skandali me të dhënat e sistemit TIMS. Herë pas here e kemi parë të marrë edhe rolin e Mirela Kumbaros si Ministër i Turizmit.

Diku shaqet në aeroport, diku nëpër pika kufitare duke u takuar e përshëndetur me turistët e huaj. Së fundi zbriti nga zyra e tij për në pedonalen “Murat Toptani”, ku iu zuri pritë disa turistëve spanjollë.

I tregoi atyre se ai është Ministër i Brendshëm, a thua se kjo përbën ndonjë atraksion në vetvete. Dhe pastaj në delir e sipër i shpjegoi domethënien e emrit të vet. Uauuu… çfarë ngjarje e madhe! Shihni pamjet më poshtë. 

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/846665927051425
Share This Article