Taulant Seferi e feston grumbullimin nga Sylvinho me dy gola

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi e ka festuar në mënyrën më të mirë lajmin e grumbullimit në Kombëtare nga trajneri Sylvinho.

Ai ka shënuar dy gola në barazimin e skuadrës së Vorskla Poltava kundër Veres-Rivne, në kuadër të javës së 17-të kampionatit ukrainas të futbollit.

Seferi shënoi fillimisht për miqtë në minutën e 25 të lojës, por gëzimi i zgjati pak, pasi vendasin e Poltava barazuan dhe kaluan në avantazh brenda minutës së 60-të të ndeshjes.

Por, do të ishte Seferi, i cili me anë të goditjes nga pika e bardhë e penalltisë barazoi shifrat në 2-2 për skuadrën e tij, duke i dhënë kështu një pikë shumë të rëndësishme në renditje.

Share This Article