Taulant Seferi e gjen rrugën e golit në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, e ka gjetur rrjetën e golit në elitën e futbollit ukrainas.

Seferi e ka realizuar golin ndaj Çernomorts Odesa, ku skuadra e Vorskla Poltavës, arriti të triumfonte me rezultat 2-1, pikërisht me golin e shqiptarit.

Ky ishte goli i parë për Seferin, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

Ai u transferua gjatë afatit kalimtar në elitën e futbollit ukrainas, pasi atje ishte ndalur futbolli pothuajse për katër muaj, pas nisjes së luftës.

Share This Article