Taulant Seferi në një lidhje dashurie, cila është vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën yllit kuqezi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi duket se është një romancë me një vajzë misterioze që i ka rrëmbyer zemrën.

Postimi i fundit në “Instagram” i 26-vjeçarit ka shuar çdo dyshime, duke i uruar ditëlindjes personit të zemrës.

“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”, shkruan Seferi në foton e publikuar në “InstaStory”, por pa zbuluar identitet.

Gjithsesi emrin e vajzës, sulmuesi e ka zbuluar disa ditë më parë, kur shënoi dy gola kundër Republikës Çeke në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Ajo quhet Arjeta Demiri, e cila kishte postuar golat që Seferi shënoi duke shkruar: Shumë krenare për ty dashuria ime”, me këtë të fundit që e ripostoi.

Gjithsesi vajza në fjalë ka zgjedhur që të qëndrojë sekret, duke mos postuar asnjë foto në rrjetet sociale.

FOTO/ Taulant Seferi në një lidhje dashurie, cila është
FOTO/ Taulant Seferi në një lidhje dashurie, cila është
Share This Article