Taulant Xhaka gjen rrugën e rrjetës, por Baseli ndalet në shtëpi nga Young Boys

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, është rikthyer tek ‘shija’ e golit në sfidën mes Basel dhe Young Boys.

Xhaka arriti të realizonte në minutën e 41, duke zhbllokuar kështu shifrat. Por sfida dhuroi spektakël më tej në pjesën e dyte, ku u shënuan edhe 3 gola të tjerë, teksa gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

Ky ishte një gol mjaft i vlefshëm për Baselin, që arriti të merrte të paktën 1 pikë nga kjo sfidë, teksa ka ndalur kështu serinë e fitoreve rradhazi që kishte prej 3 ndeshjesh.

Basel konsolidon kështu pozitën në vendin e dytë, me një diferencë prej 5 pikësh nga i treti, por shumë larg vendit të parë që mbahet nga Zurich me plot 12 pikë përpara.

Share This Article