Taylor Swift është zyrtarisht miliardere!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja Taylor Swift ka arritur statusin e miliarderes, me pasurinë e saj neto që arrin në 1.1 miliardë dollarë. Turneu i fundit “The Eras Tour” i solli këngëtares fitime marramendëse, duke e ngjitur në listën e më të pasurve.

Ky lajm vjen në prag të lançimit të albumit të katërt të Swift, “1989 TV”.

Statusi i saj i miliarderes është konfirmuar nga “Bloomberg”, që thekson se ajo është ndër të pakëtat artiste që e ka arritur këtë status vetëm në bazë të performancave dhe muzikës së saj.

Vetëm katalogu i këngëtares vlerësohet 400 milion dollarë. 370 milionë dollarë të tjera janë të lidhura me shitjet e biletave dhe mallrat, ndërsa fitimet e Spotify dhe YouTube llogariten në 120 milionë dollarë. Pesë shtëpitë e saj vlerësohen 110 milionë dollarë.

“Ajo nuk është thjesht një performuese- ajo është një fenomen ekonomik”- tha Chris Leyden, drejtor marketingu në SeatGeek.

Përveç turneut, filmi i koncertit të këngëtares pop “Taylor Swift: The Eras Tour” fitoi rreth 96 milionë dollarë në arkat e SHBA dhe Kanadasë.

Që nga koha kur turneu i saj “Eras” filloi në mars të këtij viti, Taylor e ka zgjatur projektin më shumë se 10 herë. Ajo shtoi shfaqje dhe qytete të reja edhe 11 herë të tjera. Shfaqja pritet të përfundojë në nëntor 2024.

Share This Article