Taylor Swift fton në skenë ish të dashurin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Taylor Swift, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop ka lënë pa fjalë fansat gjatë performancës në koncertin e saj ‘Arrowhead’ në Kansas.

Shkak për këtë është bërë fakti që këngëtarja ftoi në skenë ish të dashurin e saj, Taylor Lautner. Mes mijëra duartrokitjesh, ajo u përqafua në skenë me aktorit e “Twilight”, i cili sipas saj e frymëzoi për të shkruar hitin “Back To December”.

Taylor në një moment e falenderoi aktorin së bashku me bashkëshorten e tij dhe tha se ai ka sjellë një energji pozitive në jetën e saj teksa ajo po  realizonte albumin “Speak Now” që u publikua të premten.

Ndërsa më një buzëqeshje në fytyrë Lautner e nderoi Swift duke treguar respektin e madh që ai ka për të. Përveç Taylor edhe aktorët e tjerë Joey King dhe Presley Cash gjithashtu u ngjitën në skenë.

Tre aktorët janë pjesë e klipit më të  ri i këngës së Taylor, “I Can See You’ i cili publikua për herë të parë  gjatë koncertit të së premtes.

Share This Article