Të dhënat e INSTAT nxorën zbuluar propagandën me pandeminë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi deklaroi sot se “Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë, me 10 mijë vdekje më shumë”.

Duke iu referuar shifrave të INSTAT, Vokshi tha se “atë që sot zbulon INSTAT-i, qytetarët e kanë jetuar dhe vuajtur në lëkurën e tyre”.

“Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda. Teksa qytetarët vuanin dhe ekonomia lëngonte, Rama nuk hoqi asnjëherë dorë nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, nuk hoqi dorë as nga shpenzimet e majme për klientët e tij, nuk hoqi dorë nga koncesionet korruptive dhe nga tenderat sekretë në kohë fatkeqësie”, tha Vokshi.

Prandaj, sipas saj, “Shqipëria u rendit e fundit në Europë për numrin e testimeve; e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë; e fundit në Europë për ndihmën ekonomike dhe e para në Europë për numrin e jetëve të humbura në raport me popullsinë”.

Vokshi tha se “Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie”.

Share This Article