Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta mbrapa

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke nisur nga nesër në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Këtë të dielë, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta prapa. Në orën 03:00 të mëngjesit të 29 tetorit, akrepat e orës do të zhvendosen 1 orë prapa, duke shënuar orën 02:00.

Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në javën e fundit të marsit.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ku me orën dimërore janë më të pakta orët me dritë dhe më të gjata ato në errësirë.

Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.

Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Telefonat smart e reflektojnë vetë ndryshimin e orës, ndaj kujdes duhet të tregohet me orët mekanike në mënyrë që të mos krijohet kaos me rutinën e ditës së re.

Në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ia lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore.

Por kjo çështje ngeci në Këshillin e BE-së, kështu që për momentin do të vazhdojë si më parë, akrepat do të zhvendosen një orë pas nga e shtuna në të dielën.

Share This Article