• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, June 5, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Të drejtat e pronësisë për gratë përgjatë emergjencave

Të drejtat e pronësisë për gratë përgjatë emergjencave

by albnews
19 July, 2024
in Albania, News
0
18
VIEWS

Autor: Prof. Dr. Aurela Anastasi
Edhe pse legjislacioni shqiptar mund të mos ketë dispozita që krijojnë haptazi pabarazi, përvoja e organizatave të shoqërisë civile ka treguar se normat neutrale nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e pabarazive. Mosparashikimi në ligj i dispozitave parandaluese ose i masave pozitive, e bëjnë ligjin të pa vetëmjaftueshëm për të përballuar stereotipat dhe tabutë, të cilat kanë një ndikim shumë të madh në shoqëri e në mënyrë të veçantë, në marrëdhëniet familjare. Pa këto masa, gjuha neutrale e ligjit, mbetet një gjuhë e “barazisë formale”, krejt e pafuqishme që të rezultojë në një “barazi reale ose thelbësore”. Prandaj, është shumë e rëndësishme se si veprimtaria e institucioneve dhe koordinimi institucional përcjellin kuptimin e ligjit dhe marrin masa kundër pabarazive.

Ky artikull tërheq vëmendjen për një reagim institucional të aftë për mbrojtjen e barazisë gjinore në marrëdhëniet e pronësisë. Ai përqendrohet tek problematika e pabarazisë gjinore në lidhje me të drejtën e pronësisë në periudhat e krizave ose emergjencave. Zakonisht, në periudhat e krizave dhe të emergjencave, pabarazitë gjinore mund të shtohen ose të thellohen. Kjo u konstatua në Shqipëri gjatë krizës urbane që u krijua për shkak të shtimit masiv e të pakontrolluar të ndërtimeve pa leje, si dhe përgjatë pasojave të tërmetit që ndodhi më Nëntor të vitit 2019. Të dyja periudhat kanë ndryshime nga njëra-tjetra.

Ndërsa rritja e vazhdueshme e ndërtimeve pa leje solli anarshi në ndërtime e për rrjedhojë një krizë urbane, tërmeti solli shkatërrime të pronës. Në rastin e dytë, në Shqipëri u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore në bazë të Kushtetutës (neni 174). Megjithatë, të dyja situatat kanë një bazë të përbashkët krahasimore për shkak se, procesi për fitimin e pronësisë bazohet në vetëdeklarimin e personave, i cili në të dyja rastet, kryhet nga kryefamiljari në emrin e tij. Procesi i kalimit të pronësisë është mjaft intensiv dhe i shpejtë, faktorë që e rrisin ndikimin e stereotipave gjinore dhe të mentalitetit mashkullor. Prandaj, rritet rreziku që stereotipat gjinorë dhe tabutë të shkaktojnë largimin e vëmendjes nga respektimi i barazisë gjinore.

Për të menaxhuar krizën urbane të krijuar si rezultat i anarshisë së ndërtimeve, ndërhyrjet e posaçme me ligj synuan të rregullonin gjendjen përmes legalizimit, urbanizimit dhe integrimit të ndërtimeve pa leje. U krijuan mekanizma të posaçëm qendrorë e vendorë për menaxhimin e situatës, të cilat janë duke kryer një volum të madh pune për legalizimin e banesave. Por, gjatë këtij procesi, u shfaqën probleme të konsiderueshme sa i përket regjistrimit të pronave të legalizura në emër të bashkëpronarëve. Po ashtu, përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të pasojave të tërmetit 2019, pabarazia gjinore në pronë u thellua më shumë gjatë dhurimit të granteve për rindërtimin e shtëpive të rrënuara, pasi dhurimi kryhej vetëm në emër të kryefamiljarit.
Përgjatë legalizimit të ndërtimeve pa leje, pati raste që të konflikteve në familje, veçanërisht midis bashkëshortëve ose në marrëdhëniet nuse-vjehërr. Përgjithësisht, ato u shfaqën përgjatë krizave në marrëdhëniet familjare si dhe gjatë periudhës së divorcit ose postdivorcit. Disa prej tyre u shqyrtuan nga gjykatat, ndërkohë që konflikte u shqyrtuan edhe nga Avokati i Popullit si dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, një organizatë jofitimprurëse shqiptare, ka parashtruar kërkesa me qëllim që Agjencia kompetente (ALUIZNI) të kalonte pronën në favor të të dy bashkëshortëve, duke respektuar parimin e prezumimit të bashkëpronësisë së detyrueshme, pavarësisht se vetëdeklarimi ishte paraqitur vetëm nga kryefamiljari. Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi në lidhje me këto raste, ka kërkuar korrigjimin e praktikave të ALUIZNIt, që lëshonte lejen për legalizim vetëm në emër të kryefamiljarit. Ai ka vlerësuar se praktikat e institucioneve përgjegjëse për regjistrimin e lejeve të legalizimit dhe nxjerrjen e certifikatave të pronësisë vetëm në emër të njërit bashkëshort (burrit), janë “dukshëm të njëanshme, në shkelje të ligjit dhe mbi të gjitha të parimit kushtetues të barazisë”. Madje ai ka arsyetuar se këto veprime kanë sjellë si pasojë një diskriminim të tërthortë të bashkëshorteve në raport me kryefamiljarin.
Opinioni i Komisionerit nuk përcakton qartë organet nga veprimi/mosveprimi i të cilave ka ardhur si pasojë diskriminimi. Sidoqoftë, Komisioneri ka theksuar se ky diskriminim nuk vjen nga parashikimet e ligjit, (neni 7 i Ligjit për legalizimet), por diskriminimi qëndron në efektivitetin e zbatimit në praktikë të tij. Ajo çfarë na mungon në opinionin e tij është një analizë e testit të diskriminimit. Ekzistenca e një diskriminimi të tërthortë gjinor është shtruar dhe pretenduar në debatin publik, veçanërisht nga organizatat jofitimprurëse, të cilat e kanë parashtruar edhe në raportimet e tyre. Por, nuk rezulton një vendim i plotë gjyqësor ose quasi gjyqësor për vërtetimin e tij. Për më keq, u diskutua se një diskriminim i tërthortë gjinor mund të burojë edhe nga vendimet gjyqësore, të cilat normalisht, duhet të jenë garante për mbrojtjen e tij.
Ende pa përfunduar rregullimet e situatës së krijuar nga ndërtimet pa leje, Shqipëria u ndodh në situatën e fatkeqësisë natyrore për shkak të tërmetit. U miratuan akte ligjore për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti, të cilat rregullonin edhe programet për grante që u dhuroheshin qytetarëve për rindërtimin e banesave të dëmtuara. Procedurat i përcaktoi Vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) nr.904, datë 24.12.2019, “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit”. Ai ka parashikuar që granti të jepet në emër të aplikuesit përmes vetëdeklarimit. Në këtë rast, titullar i grantit është kryefamiljari që kryen vetëdeklarimin në emër të familjes. Megjithatë, VKM-ja kërkon detyrimisht paraqitjen e certifikatës së përbërjes familjare, në datën e dëmtimit nga tërmeti (26 Nëntor), si dhe zbatimin e Kodit të familjes për bashkëpronësinë e të dy bashkëshortëve mbi pasurinë e vënë gjatë martesës. Kodi i Familjes sanksionon se pasuria e përfituar me dhurim në favor të bashkësisë, konsiderohet pasuri në bashkësi ligjore dhe u përket të dy bashkëshortëve. Në çdo rast, duhet të merrej si referim përbërja familjare e aplikuesit e datës 26 Nëntor 2019. Prandaj, nëse aplikuesi ka qenë me status civil i martuar më datën 26.11.2019, bashkëshortja duhet të përfitonte “ipso jure” për shkak të regjimit pasuror martesor në bashkësi ligjore. Për fat të keq, certifikata e përbërjes familjare nuk merrej fare në konsideratë nga organet kompetente pranë bashkive. Në përgjithësi, këto dispozita nuk u mbajtën parasysh nga zbatuesit e ligjit, duke kaluar pronën e fituar nga rindërtimi me dhurim në emër të aplikuesit (kryefamiljarit).
Këto praktika të zbatimit të ligjit vetëm në favor të kryefamiljarit u konstatuan nga organizatat e shoqërisë civile në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit, si Lezhë, Kavajë, Krujë. Ato informuan Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke kërkuar që ai të shprehej për këtë diskriminim të grave në raport me të drejtat e pronësisë bashkëshortore. Mbi bazën e këtij informacioni, Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi ka adresuar disa sugjerime në lidhje me procesin e hartimit të kontratave të dhurimit për banesat e përfituara nga grantet e rindërtimit. (Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, 2022). Në këndvështrimin e Komisionerit, kur prona e shkatërruar nga tërmeti ka qenë pjesë e bashkësisë ligjore, përfitimi vetëm nga njeri bashkëshort nëpërmjet kontratës së dhurimit, do të ishte cenim i të drejtës së pronësisë dhe do të krijonte premisa për diskriminim gjinor. Prandaj, Komisioneri rekomandon marrjen e masave nga Këshilli i Ministrave për respektimin e të drejtës së pronësisë midis të dy bashkëshortëve/ish-bashkëshortëve, në kontratat e dhurimit për banesat e përfituara nga grantet e rindërtimit. Ai thekson se kjo praktikë duhet të ndodhë edhe në rastet kur paraqitet njëri prej bashkëshortëve dhe u sugjeron njësive të qeverisjes vendore si dhe noterëve, që të përfshijnë të dy bashkëshortët/ish-bashkëshortët në kontratat e dhurimit për banesat e përfituara nga grantet e rindërtimit, edhe në rastet kur vetëdeklarimi kryhet vetëm nga njëri prej bashkëshortëve. Të njëjtën qasje ka patur edhe Ministri i Drejtësisë në shkresën drejtuar Dhomës Kombëtare të Noterëve të Shqipërisë, duke rekomanduar të gjithë noterët e Republikës të zbatojnë sa më sipër.
Kjo përvojë dëshmon nevojën e zbatimit të ligjit bazuar në filozofinë e parimit të barazisë gjinore. Paraqitet nevoja që institucionet të koordinohen dhe të monitorojnë zbatimin e ligjit mbi bazën e këtij parimi.

Previous Post

Arrestohet i riu shqiptar në Londër, dyshohet se ka vrarë një 19-vjeçar brenda një makine – EMRI

Next Post

Problemi teknik global – Njoftim zyrtar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

albnews

albnews

Related Posts

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
Albania

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

5 June, 2025
Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave: Pajisje anti-dronë, 5 vite burg për shkeljet
Albania

Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave: Pajisje anti-dronë, 5 vite burg për shkeljet

5 June, 2025
Projektet për Vlorën e Shkodrën, Rama jep me koncension vilat qeveritare, do bëhen hotele luksoze
Albania

Projektet për Vlorën e Shkodrën, Rama jep me koncension vilat qeveritare, do bëhen hotele luksoze

4 June, 2025
Next Post
Problemi teknik global – Njoftim zyrtar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Problemi teknik global - Njoftim zyrtar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

Shqipëri-Serbi, biletat në tregun e zi shkojnë mbi një milion lekë

4 June, 2025
Tare e bind, Modric arrin marrëveshje me Milanin

Tare e bind, Modric arrin marrëveshje me Milanin

4 June, 2025
Zbulohen dy datat e mundshme për zgjedhjet lokale në Kosovë

Zbulohen dy datat e mundshme për zgjedhjet lokale në Kosovë

4 June, 2025
Projektet për Vlorën e Shkodrën, Rama jep me koncension vilat qeveritare, do bëhen hotele luksoze

Projektet për Vlorën e Shkodrën, Rama jep me koncension vilat qeveritare, do bëhen hotele luksoze

4 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4812 shares
    Share 1925 Tweet 1203
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2433 shares
    Share 973 Tweet 608
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1888 shares
    Share 755 Tweet 472
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1824 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1705 shares
    Share 682 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM