Të dy mjekë, babë e bir humbin betejën me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Babë e bir, që të dy mjekë në Florida të SHBA-ve, kanë ndërruar jetë pasi u infektuan me koronavirus.

Carlos Francisco Vallejo, 57-vjeç, besohet se e mori virusin nga kontakti me një prej pacientëve të tij, e pas Carlos edhe pesë anëtarë të familjes u infektuan, mes tyre gruaja e babai i tij, mjeku Jorge Vallejo. 57-vjeçari po kujdesej për rreth 76 pacientë dhe për të moshuarit që ishin të shpërndarë në tre azile.

Carlos, babai i tre fëmijëve, humbi betejën me virusin më 1 gusht, pas rreth 42 ditëve qëndrimi në kujdesin intensiv.

Ndërsa Jorge ka ndërruar jetë disa kohë më parë.

“Ne humbëm dy shtyllat e familjes tonë të madhe. Në sytë e mi, gjyshi im ishte ëndrra amerikane”, u shpreh gazetarja Jessica Vallejo, njëherazi e bija e Carlos dhe mbesa e Jorge.

Share This Article