Të enjten Kodi i ri zgjedhor në Parlament, Rama: S’presim asnjë sekond

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Socialistët për të hequr koalicionet parazgjedhore dolën kundër jo vetëm Preisdentit Ilir Meta, por edhe Bashkimit Europian. Pavarësisht se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varherly i kërkoi drejtpërdrejtë Edi Ramës që të presë opinionin e Venecias dhe më pas të rivotojë kodin, kryeministri preferoi të vendostë mbi interesin e PS.

Ndërsa Rama po fliste nga aeroporti i Rinasit se parlamenti nuk do të priste komisionin e Venecias, në të njëjtën gjatësi vale Komisioni i Ligjeve, i zhvilluar online, rrëzoi dekretin e Kreut të shtetit për t’i hapur rrugë të enjten në parlament.

Pesëmbëdhjetë deputetë votuan kundër ndërsa pro votuan 2 deputetë, Korab Lita dhe Adriatik Alimadhi.

Në 81 faqe argumenta të Presidentit, socialistët kanë dalë në përfundim se qëndrimi i Ilir Metës është vetëm emocional dhe nuk bazohet në kodin Zgjedhor.

Argumentat e presidentit që heqja e koalicioneve parazgjedhore është një lëvizje e Ramës për të dëmtuar opozitën e bashkuar, pranohet edhe nga socialistët, por duke nënvizuar se garantonte konkurrueshmërinë.

Të enjtën në seancë planare, mazhoranca sëbashku me votat e deputetëve të pakicës do të rivotojnë edhe njëherë Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Komisionit të Venecias.


Para se të niste mbledhja e komisioinit te ligjeve, Presidenti Ilir Meta iu drejtua me një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë të priste opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjate mbledhjes Këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se çdo ndryshim përbën një cënim të pastër të rregullave të lojës dhe se cënonte marrëveshjen e 5 qershorit.

Share This Article