Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë takim Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel ekspertësh.
Sipas njoftimit për media, me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skënder Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.
Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.
Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.