Të enjten seancë plenare/ Pika e parë e rendit të ditës, dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të enjten, më datë 21.12.2023 do të zhvillohet seanca e radhës plenare . Seanca do të fillojë në orën 10:00.

Në këtë seancë plenare pika e parë që do të trajtohet është shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Kujtojmë që ditën e djeshme (18 dhjetor) Këshilli i Mandatave miratoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të Berishës.

Me votat e PS u bashkua edhe deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë Klotilda Bushka u caktua relatore, e cila do të hartojë raportin që do ti dorëzohet seancës plenare.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Njoftimi:

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 21 dhjetor, ora 10:00. (Urdhër nr.70, datë 19.12.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.

Share This Article