• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Festa e 17-te interkulturore në Nyon qe bashkoi zviceranë, shqiptarë e komunitete tjera

Të flutrosh…me këngë në gojë! – Nga Lutfi Dervishi

by albnews
3 July, 2022
in Albania, Opinion
0
2
VIEWS


Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerësuan talentin dhe guximin e këngëtarëve, por nuk ishin të paktë edhe ata që vlerësuan guximin e skajshëm të atyre që u dedikohej kënga. Emocionet e forta që të shkakton kënga në kushtet e një vape të papërballueshme janë problem jo vetëm për ata që vuajnë nga zemra. Të këndosh një këngë (si ajo e djeshmja) është një gjë, por ta dëgjosh atë është akt heroizmi. Kënga është mirënjohje.
Në këtë pikë jemi të parët. Jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe të parët në Azi. Eshtë nga rastet e rrala që të qenit të parët me këngë nuk bazohet në legjenda urbane, fake neës apo thashetheme, por bazohet në fakte, prova, dokumenta të pakundërshtueshme.
Mbi 200 tunele janë hapur në rrugën që lidh Malin e Zi dhe Bosnjën. Asnjë këngë për be! Mosmirënjohja në këtë rast ka emër!
245 tunele dhe 435 ura janë ndërtuar në hekurudhën që lidh Podgoricën me Beogradin, por nuk gjen as këngë, as poezi as valle. Vetëm mosmirënjohje nga malazezët dhe serbët!
Po të kalojmë në Europë aty ku edhe duam të ‘shkojmë’,
Në vitin 1994, tri vite pas hyrjes së pluralizmit në Shqipëri, u ndërtua kanali i La Manshit. 50.5 kilometra tunel nën ujë! As anglezët, as francezët as kombet e tjera që përfitojnë nga ky tunel nuk u kujtuan të bëjnë një këngë! Anglezët jo vetëm që nuk festuan, por kaluan në nostalgji. ‘Nuk jemi më ishull’, ‘Tani jemi pjesë e kontinenti’- jargaviteshin titujt e gazetave të mëdha angleze. Po francezët kaq problem e kanë patur për të bërë një këngë apo i ka penguar proverbi i tyre që: ‘këngët janë ëndrra, por në kohën e shkuar’. Eshtë e qartë se siç thoshte Charles De Gaulle ‘popujt që kanë shumë këngë të lavdishme nuk kanë histori’, por nuk ka kërkuar njeri nga francezët shumë këngë, por një mund ta kishin bërë për La Manshin se nuk është vepër e vogël. Dhe këtë vepër e mbaruan për 6 vjet. (15 dhjetor 1987- 10 dhjetor 1993). Ne na u deshën 16 vjet për Kardhiq-Delvinë. Në La Mansh kanë ecur më shpejt ndoshta se nuk e kanë ndarë në lote, dhe sidomos nuk kanë bërë inspektime të punimeve! Por skandali është tjetër kund. Megjithëse e mbaruan tunelin më 10 dhjetor 1993, qarkullimi u lejua në qershor 1994. Mendja ta do që e kanë shtyrë për zgjedhjet, por arsyeja është edhe më banale se kaq: kolaudimi. Punë frikacakësh që fshihen pas fjalës ‘standart’.
Kur vjen puna te këngët kinezët kanë mbetur prapa botës. Megjithëse Kina ka plot vepra të denja për këngë deri më tani është regjistuar vetëm një e tillë. Kënga për Presidentin Xi Jinping. Dhe për turpin e kinezëve, këtij populli të madh, më i madhi në planet, kënga ka ardhur nga grupi i humbur muzikoi i provincës së Henanit, Kina Qendrore. ‘Baba Xi dhe mama Peng’ ( Peng Liyuan, zonja e parë). Kinezët mirë që nuk ja thonë për këngë, por të paktën mos të shkurajojnë popujt e tjerë duke thënë: ‘këngët janë si ninullat, shërbejnë për të vënë popullin në gjumë’
Për ta bërë të plotë rëndësinë e këngës, sidomos këtu në Ballkan po riprodhoj më poshtë një bisedë të një mikut tim me ciceronen e muzeut të Cetinjës.
Ajo: Nga 2400 km 2, nën mbretërimin e Krajl Nikollës, Mali i Zi arriti 13 812 km2.
Unë: Dikujt ia morët këto toka?
Ajo: Po. Bosnjës, Kosovës dhe sidomos Shqipërisë.
Unë: Më vjen mirë që të paktën e pranoni këtë.
Ajo: Nuk mund të gënjej për një fakt historik.
Unë: Ndihem keq sesa këngë kemi ne kundër Krajl Nikollës dhe Malit të Zi.
Ajo: Po, e di. Ju shpartallo me këngë, Krajl Nikolla merr toka…
Ngela si m…në shi. Nën shiun e but\ë të asaj dite gushti, Cetinje 2019.
Ciceronja u tregua e sinqertë dhe tha se malazezët kanë vetëm një këngë për Krajl Nikollën dhe atë pasi e kishin rrëzuar nga froni. (Krajl Nikolla na umore, blagostilja Crnagore-Krajl Nikolla duke dhënë shpirt, bekon Malin e Zi).
Po të futesh në google dhe të kërkosh sa këngë kemi bërë për Krajl Nikollën kupton qartë se malazezët nuk kanë patur, nuk kanë dhe nuk do të kenë asnjë shans të fitojnë përballe nesh. Kemi dhjetëra këngë për Krajl Nikollën. Mund të na kenë marrë toka boll, por me këngë i kemi mbyt! Ky është fakt.
Kënga siç e thamë që në krye është shenjë respekti dhe mirënjohje. Ne të paktën nuk jemi popull mosmirënjohës. (Edhe veprat publike që nuk kanë mbaruar prej më shumë se një dekade: unaza e madhe, rruga Arbërit, Qukës – Qafë Plloçë etj, nuk është çështje projekti, fondesh apo shpronësimi, thjesht çështje frymëzimi. Kur të jetë kënga gati, zëre se mbarojnë sa hap e mbyll sytë)
Kënga për veprat publike të bëra me paratë e taksapaguesve mund të jetë një ‘vlerë’ unike që ne ja japim bujarisht Bashkimit Europian. Madje në kuadër të ndarjes së punëve, mund të negociojmë që ata të bëjnë punën dhe ne t’ia kthejmë detyrimin me këngë!
çdo shtet anëtar i BE-së, dhe jo vetëm, mund të porosisë këngë te ne për çdo vepër publike.
Besoj se do ja dalim!

Previous Post

Shefi i armatës zvicerane gjeneral Thomas Süssli vizitoi Kosovën

Next Post

Zbulohen fjalët e fundit të Patrick Swayze para se të vdiste

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
Festa e 17-te interkulturore në Nyon qe bashkoi zviceranë, shqiptarë e komunitete tjera

Zbulohen fjalët e fundit të Patrick Swayze para se të vdiste

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM