ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 4 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 4 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 4 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Të gjitha sinjalet se një luftë mund të jetë e afërt!

albnews by albnews
6 March, 2025
in Bota
0
Të gjitha sinjalet se një luftë mund të jetë e afërt!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

BBC

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen sot në Bruksel në një samit të posaçëm për mbrojtjen, pasi presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi se Europa është në një pikë kthese të historisë.

RelatedPosts

Besojeni ose jo – dikush pagoi para sa për një Porsche 911 të ri për një Mustang të vitit 1992

U rrëmbyen dhe u masakruan në Dubai, zbulohen detaje nga vrasja e çiftit rus

Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën

Përveç riarmatimit, liderët pritet të diskutojnë se si mund të mbështetet më tej Ukraina, pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump të hënën se ai do të pezullonte ndihmat për Ukrainën. Presidenti ukrainas Volodymy Zelensky është i ftuar në samit.

Nervat janë bërë tel gjithnjë e më shumë në të gjithë Evropën që nga përballja e Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, dhe retorika rreth samitit të së enjtes nuk lë asnjë dyshim për rëndësinë që zyrtarët e BE-së po i kushtojnë asaj.

Tre vjet pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, hapat e administratës Trump ndaj presidentit rus Vladimir Putin kanë nxitur shqetësimin se Evropa nuk do të ketë mbështetje nga SHBA për sigurinë e saj, informon dritare.net.

Për këtë shqetësim, Presidenti Macron tha se Franca ishte e hapur për të diskutuar zgjerimin e mbrojtjes së ofruar nga arsenali i saj bërthamor për partnerët e saj evropianë, gjatë një fjalimi drejtuar kombit të mërkurën.

“Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe në një shkallë që askush prej nesh nuk e ka parë në jetën tonë”, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ndërsa Presidenti i Këshillit Evropian António Costa tha se ky ishte një “moment përcaktues për Ukrainën dhe sigurinë evropiane”.

Të hënën, von der Leyen njoftoi një paketë të paprecedentë të mbrojtjes – të quajtur ReArm Europe (Riarmatosja e Evropës) dhe tha se Evropa ishte e gatshme të rriste shpenzimet e saj të mbrojtjes me shpejtësinë dhe ambicien që nevojitet.

Von der Leyen tha se tre propozimet e përshkruara në planin e ReArm Europe do të mbështesin Ukrainën dhe do të “adresojnë nevojën afatgjatë për të marrë shumë më shumë përgjegjësi” për sigurinë evropiane. Me gjasë duke iu referuar faktit që shumë evropianë mendojnë se kontinenti nuk mund të mbështetet më te SHBA për t’i ardhur në ndihmë në rast lufte.

Propozimet

Vendet mund të rrisin nivelet e deficitit kombëtar për t’i dhënë më hapësirë më shumë shpenzimeve të mbrojtjes!

150 miliardë euro kredi për investime në mbrojtje në fusha që mund të përfitojnë nga BE në tërësi. Për shembull mbrojtja ajrore dhe raketore, sistemet kundër dronëve dhe lëvizshmëria ushtarake

Lejimi i vendeve që të ridrejtojnë fondet e destinuara për programet e politikës së kohezionit (politika që synojnë të rrafshojnë dallimet midis rajoneve më shumë dhe më pak të favorizuara) për shpenzimet e mbrojtjes

Banka Evropiane e Investimeve do të lejohet gjithashtu të financojë projekte ushtarake.

Sipas von der Leyen, plani mund parashikon një total prej 800 miliardë eurosh në shpenzimet e mbrojtjes. Shumë liderë evropianë kanë sinjalizuar mbështetjen e tyre për veprim të shpejtë dhe vendimtar në lidhje me sigurinë e kontinentit.

“Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur veten”, tha Macron. Ai shtoi se e ardhmja e Evropës nuk mund të lidhet me Uashingtonin apo Moskën. Presidenti francez tha se ndërsa ai dëshironte të besonte se SHBA do të qëndrojë pranë Europës, shtoi se duhet të jemi gati, se kjo edhe mund të mos ndodhë, informon dritare.net.

Presidenti francez planifikon të mbajë një takim me shefat e ushtrisë evropiane në Paris javën e ardhshme.

Macron tha se hapa vendimtarë do të ndërmerren në Bruksel, që Europa të jetë gati të mbrojë veten.

“Momenti kërkon vendime të paprecedentë”, përfundoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result