“Të gjitha sondazhet janë të blera”, Meta: Opozita ka mbi 90 mandate

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita në këto zgjedhje ka mbi 90 mandate ndërsa, të gjitha sondazhet që janë bërë deri më tani janë të blera nga kryeministri Edi Rama. Kështu është shprehur kreu i shtetit Ilir Meta, ditën e sotme e në një konferencë për mediat.

Meta theksoi po ashtu, se nuk do ta lejojë opozitën që t’i shesë mandatet, nëse do ta këtë si qëllim.

Ai tha se më 25 prill do të jetë në Vlorë për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave, pasi “Vlora këto zgjedhje do t’ia bëjë fora.”

“Duan të na e mbushin mendjen se sondazhet janë aty-aty. Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Rama. Opozita ka mbi 90 mandate, po të dojë t’i shesë, nuk do ta lejoj. Do t’i drejtohem popullit opozitar. Vlora do t’ia bëjë fora. Unë do të jem atje në numërim votash.”

“Larg duart nga zgjedhjet. Nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë. Do ketë fakte sesi merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të drejtësisë, njerëz të opozitës…” 

https://www.facebook.com/watch/?v=2908995576095138
Share This Article