Të gjithë kundër luftës, reagimet e vajzës së Abramovich dhe ish-presidentit Jeltsin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manifestimi kundër luftës së shpallur nga Putin ndaj Ukrainës është parë në rrugët e shumë kryeqyteteve të botës, përfshi edhe vetë atë të Rusisë, por një formë tjetër ka ardhur edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe këtyre zërave i janë bashkuar edhe personazhe të politikës dhe biznesit rus.

Nisur nga familjarë të zëdhënësit të vetë Putin, Dimitrij Peskov. Ish-bashkëshortja e tij Katerina Peskova, por edhe e bija Elisabeta Lisa Peskova në profilin e saj në Instagram shkruan “jo luftës”, duke postuar solidaritetin me Ukrainën.

Të njëjtin qëndrim ka shprehur në Facebook edhe Tatiana Jumashenko, e bija e ish-presidentit Boris Jeltsin. Në të njëjtin zë është edhe vajza e tretë e manjatit rus, Roman Abramovich: “Rusia kërkon luftë me Ukrainën. Kjo është gënjeshtra më e madhe e propagandës së Kremlinit”, shkruan Sofia Abramovich, që fjalë Rusia e ka zëvendësuar me Putin.

Share This Article