Të gjithë mediat rozë shkruan se Shakira zbuloi tradhtinë nga kavanozi i reçelit, këngëtarja tregon të vërtetën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka kthyer një përgjigje të thjeshtë kur është pyetur nëse ishte i vërtetë fakti se ajo e kishte zbuluar tradhtinë e bashkëshortit të saj nga kavanozi i reçelit.

“Nuk është e vërtetë”, ka thënë Shakira për “The Sunday Times”. Shakira ka sqaruar një ndër spekulimet që është përfolur më shumë për ndarjen e saj nga ish-bashkëshorti, futbollisti Gerard Piqué.

Ajo dhe Pique, 37, i dhanë fund publikisht romancës së tyre 11-vjeçare në qershor 2022. Ata kanë dy djem, Milanin, 11 vjeç dhe Sasha, 9 vjeç. Menjëherë pas ndarjes së çiftit, ish-futbollisti filloi të takohej me Clara Chia Marti. Megjithatë, vetëm dy muaj para se Shakira dhe sportisti të ndaheshin, ajo publikoi këngën dhe videoklipin e “Te Felicito” me Rauë Alejandro.

Videoja muzikore, e cila tregon këngëtaren duke kërkuar në frigoriferin e saj, nxiti spekulime se si ajo mund të ketë marrë vesh për marrëdhënien e Piqué dhe Martit.

Më vonë, Shakira, përmes muzikës, tregoi ndjesitë e saj dhe arsyet se pse zgjodhi të shprehej në këngët e publikuara. “Më ndihmuan të nxirrja jashtë demonët që po më torturonin”, u shpreh ajo dhe shtoi se prej vitesh e kishte lënë në pauzë pasionin e saj për muzikën, duke sakrifikuar për dashurinë.

Share This Article