Të gjithë pasagjerët evropianë, rrëzohet avioni në Kenia, s’ka të mbijetuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një avion i vogël, në të cilin ndodheshin 11 person u rrëzua në Qarkun Këale, Kenia, të dielën në mëngjes, duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA).

Kompania ajrore keniane, Mombasa Air Safari, tha se në avion ndodheshin tetë hungarezë, dy gjermanë dhe një anëtar i ekuipazhit nga Kenia.

“Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar… Me keqardhje të thellë njoftojmë se, sipas informacionit fillestar, kishte 10 pasagjerë, 8 hungarezë, 2 gjermanë dhe një anëtar i ekuipazhit, piloti nga Kenia”, tha linja ajrore në një deklaratë.

Avioni u rrëzua rreth orës 5:30 të mëngjesit (ora lokale, 7:30 e mëngjesit GMT).

Sipas një deklarate nga Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit, agjencitë qeveritare kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

Share This Article