Të gjithë policët e dyshuar për vrasjen e Flloyd tani janë jashtë burgut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Derek Chauvin është sërish një njeri i lirë. Protagonisti i një prej ngjarjeve më të bujshme të viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, punonjësi i policisë që me metodat e tij brutale akuzohet se vrau afro-amerikanin George Floyd, është larguar nga burgu i sigurisë së lartë të Oak Park në Minesota, pas pagesës së 1 milionë dollarë garanci. Ish-polici do të presë në këtë mënyrë gjyqin, i parashikuar për në mars, nga shtëpia e tij.

Momentet e fundit të Floyd, lutja e tij për të marrë frymë lirshëm, e filmuar nga disa dëshmitarë dhe e shpërndarë pothuajse menjëherë në rrjetet sociale, u shndërruar në simbolin e një situate gjithmonë e më të nderë midis autoriteteve policor edhe komunitetit afro amerikan.

Metodat brutale të përdorura nga Chauvin u cilësuan si një ekzekutim publik, dhe reagimi fillimisht i komunitetit afroamerikan dhe të gjithë personave të përfshira në lëvizjen Black Lives Matter çoi në një valë protestash në qytetet kryesore amerikane, ku përkrah kërkesave anti-raciste dhe për një ndryshim thelbësor të protokollit të ndalimit të të dyshuarve, u regjistruan edhe episode të dhunshme dhe vandalizmi.

Sot Chauvin akuzohet për vrasje, nuk mund të punojë më për forcat e rendit dhe as të mbajë armë, si dhe nuk i lejohet asnjë kontakt me familjen e viktimës. Me daljen e Chauvin nga burgu, të katër punonjësit e policisë së përfshirë në ngjarjen tragjike të 25 majit, janë tashmë larg qelisë.

Share This Article