Të gjithë të nominuarit për “Oscar” festuan në një vend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktorë, regjisorë, skenarist e producent të nominuar në të gjitha kategoritë e shpërblimeve “Oscar”, u bënë bashkë në një vend për ta festuar suksesin e tyre, në gala mbrëmjen e përvitshme të organizuar pas para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve akademike.

Aktorët Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Charlize Theron dhe Renee Zellweger, ishin ndër yjet e listës A të Hollywoodit, të cilët u përfshinë në fotografinë e përbashkët të të nominuarve për vitin 2020, duke e shënuar takimin e tyre të parë para ceremonisë, ku jo të gjithë do të jenë triumfues, transmeton Koha.net.

Dhjetëra producent, montazherë, kostumograf, realizues dokumentarësh dhe muzikantë, patën rastin ti bashkohen disa prej emrave më të njohur në industrinë e filmit, në këtë ngjarje të veçantë e cila i nderon të gjithë ata në mënyrë të barabartë.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Oscar të cilat i ndanë Akademia e Arteve dhe Shkencës në Hollywood, do të mbahet më 9 shkurt në teatrin “Dolby” në Los Angeles.

Share This Article