Të godasësh penalltinë me të dyja këmbët! Anulohet goli i serbit në Premier League

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Newcastle mori një fitore të madhe këtë të diel në Premier League ndaj Fulham, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje.

Suedezi Isak ishte autor i një gol në realizuar në minutat e fundit, por vendasit përfituan edhe nga një gafë fatale e sulmuesit serb të Fulham. Miqtë fituan një penallti në minutën e 69-të, të cilën e mori ta ekzekutojë Mitrovic.

Ai e çoi topin në rrjetë duke e hedhur portierin në anën e kundërt, por arbitri e anuloi golin. Sulmuesi rrëshqiti aksidentalisht dhe e prekur topin me të dyja këmbët para se ta dërgonte në rrjetë, duke e bërë golin të pavlefshëm.

Share This Article