Të hënën është planifikuar fluturimi i parë drejt Kabulit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Linja ajrore pakistaneze PIA do të jetë e para që do të fluturojë drejt Kabulit pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i kompanisë, Abdullah Hafeez Khan, cituar nga mediat ndërkombëtare.

Fluturimi i parë është planifikuar për të hënën e ardhshme nga Islamabad.

“Ne kemi të gjitha lejet teknike për operacionet ajrore. Avioni ynë i parë komercial, një Airbus A320, do të ngrihet nga Islamabad për në Kabul më 13 shtator”, tha zëdhënësi.

Kujtojmë që fluturimi i parë pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani me të huaj u krye në 9 shtator drejt kryeqytetit të Katarit Doha dhe një tjetër u krye dje.

Share This Article