ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 5 hours ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 5 hours ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 5 hours ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 5 hours ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm”- Salianji: Policët përdoren për të shpërndarë ujin dhe fushatë

albnews by albnews
8 October, 2025
in Shqiperia
0
“Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm”- Salianji: Policët përdoren për të shpërndarë ujin dhe fushatë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka kërkuar hetim ndaj ish-ministrave të Brendshëm, duke e cilësuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si një “goditje në themelet e shtetit” dhe një ngjarje “e paprecedent, e pandodhur as në vitin 1997”.

Duke folur në emisionin “Trialog” në RTSH1, Salianji theksoi se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit të Tiranës, nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, është një akt që duhet dënuar sepse sipas tij është goditje në zemër të shtetit.

RelatedPosts

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

KLGJ letër Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme: Të shtohet numri i policëve brenda gjykatave dhe gjatë seancave gjyqësore

“Së pari duhet dënuar nga cilido në mënyrë të ashpër të mundshme ky akt i kombshëm, një goditje në themelet e shtetit, një ngjarje e paprecedent e pandodhur as në vitin 1997 të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së vendimit, jo vetëm duhet ndëshkuar nga ana ligjore por duhet ndëshkuar në publik dhe fokusi duhet të jetë te ky akt i cili po themi si fillim ka dhimbjen e madhe për familjen dhe familjarët”, deklaroi Salianji.

Ai kërkoi një hetim të thelluar nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale, duke mos përjashtuar përgjegjësinë e rojeve dhe institucioneve.

“Së dyti, prokuroria dhe gjykata speciale të bëjnë një hetim të thelluar për këtë rast, për kolegët e tyre sepse nuk mund të hetohet dhe të mbajë përgjegjësi një roje ndërkohë që sot KLGJ doli me deklarata zyrtare që i ka kërkuar…nëse do të kishin funksionuar të gjithë elementët, nuk do të kishte ndodhur ngjarja. Ngjarja mund të kishte ndodhur jashtë mund të mos kishte ndodhur fare”, shtoi ai, duke iu referuar komunikimeve zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) drejtuar Ministrisë së Brendshme për masa mbrojtëse ndaj gjyqtarëve nën presion e kërcënim.

Salianji adresoi kritika të ashpra ndaj Ministrisë së Brendshme që sipas tij i përdor punonjësit e policisë për fushata.

“Ka pasur komunikime zyrtare ku KLGJ i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme që të marrë masa për shkak se gjyqtarët ndodhen nën presion, nën kërcënim apo kanë pasur informacionet e tyre për këtë rast. Ndërkohë që policët përdoren për të shpërndarë ujin në vitin 2023 dhe bënin video për propagandë për të shpërndarë ujin gjasme te turistët për mikpritje. E keni parë se si i mbajnë në fushatë elektorale, e keni parë se si e kanë vendosur policinë e shtetit në një anë kanë krimin dhe nga njëra kanë drejtues policie të zgjedhur nga krimi”, theksoi Salianji.

Salianji u shpreh më tej se për këtë rast duhen hetuar ministrat e Brendshëm pasi sipas tij këto janë ngjarje që mund të përsëriten.

“Së pari duhet të hetohen ministrat e Brendshëm, përfshirë ministren e Brendshme, po si nuk paska punë Ministria e Brendshme. Nëse nuk ka përgjegjësi konkret dhe hapërdahen gjithandej mund të ndodhë prapë”, tha Salianji.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result