Të infektohesh njëkohësisht me 2 variante të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

A është e mundur që një person të infektohet në të njëjtën kohë me 2 variante të koronavirusit.

Ekspertët thonë po. Infeksioni i dyfishtë u konstatua në një grua 90-vjeçare e cila u sëmur me llojet Alpha dhe Beta të identifikuara për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

Gruaja, e cila ndërroi jetë në Mars të këtij viti në Belgjikë, nuk ishte vaksinuar. Mjekët dyshojnë se ajo u infektua nga dy njerëz të ndryshëm.

Ata besojnë se ky është rasti i parë i dokumentuar i këtij lloji infektimi. Megjithëse të rralla sipas tyre infeksionet e dyfishta janë të mundshme. Në muajin Janar shkencëtarët në Brazil raportuan se dy njerëz ishin infektuar njëkohësisht me dy lloje të koronavirusit, njëri prej tyre një variant i quajtur Gamma.

Edhe studiuesit në Portugali trajtuan së fundmi një 17-vjeçar i cili dyshohej se ishte infektuar nga një variant i dytë i Covid ndërsa ishte ende duke u rikuperuar nga një infeksion i mëhershëm i Covid-19.

Covid ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme duke rritur aftësinë e tij për t’u shumuar dhe disa prej tyre besohet se kanë mundësinë që t’u rezistojnë edhe vaksinave aktuale.

Share This Article