Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen në Tiranë dy persona, do të ekstradohen në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar dy persona, banues në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim nga Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore.

“Në qytetin e Tiranës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve R. B. dhe G. H., banues në Tiranë. Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, tha policia.

Shtetasit u ndaluan me qëllim ekstradimin drejt autoriteteve të Kosovës. Vijon puna për finalizimin e procedurës së ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Kosovës. 

Share This Article