Te Kosova apo Shqipëria? Muja përplaset në distancë me trajnerin Giresse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në intervistën para ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Europian ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, foli edhe për futbollistin e Royal Antëerp, Arbnor Mujën, i cili është kthyer në një çështje te Dardanët pasi ditët e fundit është folur edhe për një mundësi bashkimi të tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Giresse u shpreh se nuk e kishte grumbulluar mesfushorin pasi ky i fundit i kishte kërkuar garanci për një vend titullari.

Por nuk ka zgjatur shumë dhe Muja ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shkruan se deklarata e trajnerit francez është e pavërtetë.

Deklarata e trajnerit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullarë në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me selektorin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e marsit. Kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e selektorit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës. Unë i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e marsit”, ka shkruar futbollisti.

Në fund të statusit të tij, Muja i uron suksese përfaqësueses së Kosovës, e cila më shumë duket sikur tashmë i ka mbyllur dyert. Megjithatë për të parë se në cilën kombëtare do ta shohim lojtarin që u shpall kampion në Belgjikë na duhet të presim ndeshjet e ardhshme të kombëtareve.

Share This Article