“Të lutem bëj gjënë e duhur”/ Policia britanike apel hajdutit të dorëzojë medaljonin e vjedhur në një park në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike i është drejtuar me një apel një hajduti, duke i kërkuar që të “bëjë gjënë e duhur”.

Bëhet fjalë për disa sende të vjedhura nga një makinë në Regents Park në Londër, mes të cilave ishte edhe një medaljon.

Ngjarja ka ndodhur më 21 qershor, ndërsa autoritetet londineze theksojnë se brenda medaljonit kishte diçka që për pronaren ishte shumë e rëndësishme. Brenda medaljonit gruaja kishte vendosur hirin e foshnjës së saj, trupi i së cilës është djegur pasi ka ndërruar jetë.

“Unë po i bëj thirrje kujtdo që ishte në zonë në atë kohë dhe pa dikë që sillej në mënyrë të dyshimtë pranë makinave të dalë përpara.

Po i drejtoj edhe një lutje të drejtpërdrejtë përgjegjësit: varëse që keni marrë mund të duket e parëndësishme por përmban hirin e një foshnjeje. Ju lutemi bëni gjënë e duhur që t’ia kthejmë atë.

Ne kemi nxjerrë sot një imazh të një bizhuteri të ngjashme me atë të vjedhur. Nëse ju është ofruar një për shitje javën e kaluar, ju lutemi kontaktoni”, deklaruan autoritetet.

Share This Article