ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia antikorrupsion e Ukrainës bastis shtëpinë e këshilltarit kryesor të Zelenskyt 50 seconds ago
Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë 2 minutes ago
Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë 4 minutes ago
113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë 5 minutes ago
Kjo është lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”  7 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD”- Ish-kandidati Kalaja: Ja çfarë diskutuam në takimin me Salianjin, diskutimet zgjatën për 3 orë! Kërkuam që…

albnews by albnews
28 November, 2025
in Albania
0
“Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD”- Ish-kandidati Kalaja: Ja çfarë diskutuam në takimin me Salianjin, diskutimet zgjatën për 3 orë! Kërkuam që…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kandidati i PD-së nga listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, njëkohësisht ndër më të votuarit, Aulon Kalaja, ka rrëfyer detajet e takimit të djeshëm të thirrur nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

RelatedPosts

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë

Shaip Kamberi: Zemrat tona rrahin më fort për lirinë

113-vjetori i Pavarësisë, krerët e shtetit në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit në Vlorë

Ai shpjegoi arsyet e këtij takimi, diskutimet e mbajtura aty, qëllimin e kësaj mbledhje dhe çfarë u kërkua.

Kalaja tha se qëllim nuk ishte krijimi i ndonjë fraksioni apo lëvizjeje partiake, por kërkimi i një riorganizimi dhe riformimi të partisë, me qëllim forcimin e strukturave të saj, reformimin me qëllim fitoren dhe kthimin në qeverisje.

“Nuk kam shkuar as për parti politike, as franksion dhe as për lëvizje partiake. Ka qenë konfigurim i çuditshëm, janë ftuar më të votuarit e listës së hapur, ka qenë thirrje nga zoti Salianji për një diskutim dhe kafe në një nga hotelet e Tiranës. Nuk jam për spekulime dhe nuk dua të spekulohet. Unë kërkoj ringritjen e PD-së dhe jo për ndarjen e saj apo fraksionet. Unë e kam thënë PD ka nevojë për ringritje, forcim që të fitojë zgjedhjet, sepse e djathta qeveris më mirë nga e majta. PD duhet të shkojë drejt një force konservatore. Unë shkoj edhe në takimet e tjera opozitare”, tha Kalaja për “News 24”.

Gazetari shpjegoi se kishte kundërshtuar Kodin Zgjedhor aktual ku bëhen pazare partish, duke kërkuar që të diskutohet fillimisht me zgjedhësit dhe kandidatët dhe pastaj të bëhet ky Kod.

Kalaja tha se diskutimet në takim zgjatën 3 orë dhe gjithashtu u kërkua mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për të diskutuar problematikat konkrete.

“Kam shprehur kundërshtitë e mia për Kodin Zgjedhor, sepse mendoj se nuk ka nevojë që PD ta bëjë marrëveshjen me PS-në direkt, por të diskutohet me bazën, me partinë. Kandidatët të pyeten për problemet që kanë. Takimi zgjati 3 orë dhe u diskutua nga të gjithë për problemet e gjithsecilit në qarqet përkatëse. Më e rëndësishmja është mbledhja e këshillit Kombëtar, nuk është mbledhur për kohë të gjatë”, vijoi gazetari.

Ish-kandidati në zgjedhjet e fundit theksoi se qëllimi është vetëm forcimi i PD-së dhe rikthimi i saj në fitore.

Ai refuzoi të bëhej pjesë e pazareve, sepse nënvizoi se ka prioritet parimet, por solli në vëmendje se nuk ishte normale që një bashki si Kruja, me 100 mijë banorë, të mos kishte asnjë deputet përfaqësues në Parlament, kur legjislaturën e kaluar kishte 4 të tillë.

“Ne e bëjmë këtë proces dhe diskutim apo analizë që PD nesër të fitojë dhe të jetë forcë qeverisëse dhe kjo nis që nga diskutimet në Këshillin Kombëtar ku analizohet çështja e deputetëve më të votuar, përfaqësimit të tyre real, sepse në listat e sigurta ka deputetë që nuk kanë marrë vota, apo kanë marrë më pak nga të tjerët. Mendimet duhet të merren nga baza dhe kandidatët, këtë moment e ndava edhe dje në takim. Kruja ka 100 mijë banor si bashki, por nuk ka asnjë deputet, legjislaturën e kaluar pati 4 deputetë, dy nga PS dhe dy nga PD, tani nuk ka asnjë. Nuk është e drejtë. Unë nuk jam për pazar, por për parime. Nëse bëhet për pazare, atëherë unë nuk marr më pjesë”, përfundoi Kalaja.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result