ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla 16 minutes ago
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar 18 minutes ago
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps 19 minutes ago
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin 20 minutes ago
Sekuestrohen 30 mijë kafshë dhe 10 tonë bimë, INTERPOL godet tregtinë e errët 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Të moshuarit e Bushatit në pritje pa fund. Tre muaj radhë për pensionin 

albnews by albnews
12 December, 2025
in Albania
0
Të moshuarit e Bushatit në pritje pa fund. Tre muaj radhë për pensionin 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pensionistët e Bushatit prej tre muajsh po përballen me radhë të gjata, udhëtime të kota dhe stres vetëm për të marrë pensionin e tyre mujor.

Në redaksinë e Fiks Fare kanë mbërritur ankesa të shumta nga qytetarët e zonës, të cilët tregojnë se zyra postare po funksionon vetëm me një punonjës, duke e bërë pothuajse të pamundur ofrimin normal të shërbimit.

RelatedPosts

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

Një vajzë nga Gramshi i Lezhës rrëfen se detyrohet të vijë dy apo tre herë për t’i marrë nënës pensionin, sepse shpesh punonjësi i vetëm i postës i thotë “hajdeni nesër”, për shkak të mungesës së fondeve. Ajo tregon se më parë pensioni u ka ardhur në shtëpi, por kjo marrëveshje nuk funksionon më prej muajsh.

Në Bushat, ekipi i Fiksit gjeti qindra pensionistë në radhë. Shumë prej tyre vijnë nga fshatra të largëta dhe shpesh kthehen në shtëpi pa marrë asgjë. “Erdha dje, s’ka pasur lekë. Vij nga Kosmaçi, jam 72 vjeç dhe duhet të kthehem dy herë,” thotë një i moshuar. Një tjetër shton se më herët pensioni u shkonte në shtëpi, por tani kanë mbetur vetëm me një punonjës dhe nuk e kuptojnë pse.

Punonjësi i vetëm i postës, Denis Hasani, thotë se ka tre javë që është në detyrë dhe se fondi i parave vjen i limituar. “Aq sa kam, aq jap. Nuk mund t’i shpërndaj të gjitha brenda ditës,” shprehet ai, ndërsa shton se fluksi është i madh dhe pensionistët shpesh nuk respektojnë grafikun e shpërndarjes.

Nga ana tjetër, Posta Shqiptare në Shkodër thotë se situata është krijuar pasi tre punonjës kanë dhënë dorëheqjen dhe një punonjës i ri dha dorëheqje brenda ditës së parë. Aktualisht është vetëm një punonjës, ndërsa pritet emërimi i të dytit dhe të tretit.

Sipas drejtueses së degës së shërbimeve në Shkodër, “është e pamundur që një person të shpërndajë pensionet në gjithë atë zonë, sidomos në javën e parë që përkon me fluks të madh”, ndërsa fondi është i limituar dhe nuk mund të jepet i plotë në një ditë.

Kur gazetarja e pyeti për ankesat që kjo situatë zgjat prej tre muajsh, zyrtarja tha se mund të jetë krijuar konfuzion apo se denoncimet janë “tendencioze”, duke pretenduar se pensionistët janë mësuar me marrjen e pensionit në shtëpi. Megjithatë, pyetjeve të drejtpërdrejta se kush mban përgjegjësi për trajtimin e tyre me dinjitet, nuk iu dha asnjë përgjigje konkrete.

Pas interesimit të Fiks Fare, posta shtoi një punonjës të dytë, por radhët vazhdojnë dhe pensionistët ende presin me orë për të marrë pensionet, ndërsa nuk kërkohet më as dorëzimi i ID-ve, çka shton edhe më shumë konfuzion./TopChannel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

12 December, 2025
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

12 December, 2025
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

12 December, 2025
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result