Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e fuqishme në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, kanë thënë zyrtarët e emergjencës.
Pamjet tregojnë një përrua uji me baltë dhe mbeturina që rrjedhin nëpër një rrugë kodrinore në lagjen veriore La Gasca, duke fshirë kështu makina dhe motoçikleta.
Ndërkohë, të paktën 15 persona kanë mbetur të lënduar, kanë bërë të ditur zyrtarët. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet.
Përmbytjet u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut në kryeqytet të hënën.
“Unë pashë se si rryma e ujit mori një burrë dhe një fëmijë. Ishte e tmerrshme,” u citua të thoshte një banor për gazetën ekuadoriane, El Universo.
Shërbimet lokale të urgjencës raportuan më herët tre viktima. Shërbimet publikuan gjithashtu një video dramatike që tregon shkatërrimet e shkaktuara nga përmbytjet.