Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet masive në Bosnjë e Kroaci, Mali i Zi dhe Serbia ‘në alarm’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të tjerë janë zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura në të gjithë pjesën qendrore të vendit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komuna e Jabllanicës, rreth 70 km (43 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Sarajevë, pësoi pjesën më të madhe të reshjeve të shiut 24 orësh dhe u bllokua plotësisht të premten pasi u shkatërruan lidhjet rrugore dhe hekurudhore.

“Të paktën 14 të vdekur u gjetën në zonën e Jabllanicës”, ka thënë Darko Jukan, një zëdhënës i presidencës ndëretnike të Bosnjës, një trepalësh boshnjak, serb dhe kroat.

“Ka shumë njerëz të raportuar të zhdukur”, ka shtuar ai.

Dhe Mbrojtja Civile e Federatës Boshnjako-Kroate tha se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ndërkohë imazhe të shumta treguan fshatra dhe qytete të zhytura plotësisht nën ujë, me skena dramatike të “përrenjve me baltë” dhe rrugëve të dëmtuara.

https://twitter.com/IamBosnianKing/status/1842163734678266265

Diku, disa persona të lënduar u evakuuan me një helikopter nga forcat paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR).

Kroacia fqinje u godit gjithashtu nga përmbytjet të premten, megjithëse nuk pati raportime për viktima ndërsa Mali i Zi dhe Serbia lëshuan gjithashtu paralajmërime të ngjashme.

Share This Article