Të paktën 150 njerëz u vranë nga dhuna me armë në më shumë se 400 të shtëna në të gjithë vendin gjatë fundjavës së 4 Korrikut ndërsa qytetet kryesore në mbarë vendin përballen me një rritje të krimit të dhunshëm, sipas të dhënave të përpiluara nga Arkivi i Dhunës me Armë.
Të dhënat, që përfshijnë numrin e incidenteve të të shtënave dhe viktimave të dhunës me armë në shkallë vendi gjatë një periudhe 72 orëshe nga e premtja deri të dielën, janë ende në zhvillim dhe do të azhurnohen, shkruan CNN.
Në New York për shembull, ku dhuna me armë është rritur në nivele që nuk janë parë prej vitesh, kishte 26 viktima nga 21 të shtëna nga e premtja në të dielën, një rënie nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur 30 njerëz u qëlluan në 25 të shtëna, ka thënë New York Police Department.
Ndërkohë, vetëm më 4 korrik, qyteti thuhet se përjetoi 12 incidente me të shtëna që përfshinë 13 viktima, një rritje nga viti i kaluar kur kishte tetë të shtëna dhe tetë viktima, sipas NYPD.
Po sipas CNN, deri më tani këtë vit, incidentet e dhunës me armë në Nju Jork kanë arritur pothuajse 40% gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2020, me 767 të shtëna dhe 885 viktima.
CNN shkruan se ka kërkuar të dhëna se sa nga të shtënat gjatë fundjavës rezultuan në vrasje.