“Të përkushtuar për të sjellë të gjithë rajonin në BE”, Varhelyi: Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërkohë që sot nisin negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, theksoi përkushtimin europian për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Ai tha se sot po bëhet një hap i madh drejt këtij angazhimi.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në ndryshimin e mjedisit gjeopolitik, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për të sjellë të gjithë rajonin në BE. Sot ne po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, shkroi Varhelyi në Twitter.

“Sot po mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare politike me Maqedoninë e Veriut. Kemi punuar shumë për të qenë këtu sot. Mezi pres të bashkëpunoj me ju drejt objektivit tonë të përbashkët: Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE. Ballkani Perëndimor në BE”, vijon më tej komisioneri.

Share This Article