Të jetosh në vendet më të ftohta të banuara në Tokë veçse tingëllon si një detyrë e lodhshme.
Sipas një videoje në YouTube një prezantuese tregon se si duhet të jesh pronar automjeti në Yakutia, Siberi, që pretendohet të jetë vendi më i ftohtë i banuar në Tokë.
Kjo është një detyrë sfiduese për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta të cilat mund të bien deri në -70 gradë Celsius Nëse një makinë lihet e pambrojtur në këto kushte, ajo mund të ngrijë brenda pak minutash, transmeton Telegrafi.
Vlen të përmendet se temperatura kur u xhirua videoja ishte minus 58 gradë Celsius.
Për të shkrirë një makinë, vendasit përdorin një teknikë të veçantë që zgjat rreth dy orë. Është një punë tjetër, video tregon proceset që duheshin bërë. Makina e treguar në video ishte e tipit UAZ.
Për të shmangur ngrirjen e makinës jashtë, është e rëndësishme ta izoloni atë dhe ta mbani në një garazh me ngrohje gjatë dimrit. Megjithatë, mbajtja e një garazhi të ngrohtë në një të ftohtë kaq ekstrem mund të jetë e vështirë dhe e kushtueshme, kështu që shumë vendas zgjedhin t’i “çaktivizojnë” makinat e tyre duke hequr baterinë dhe duke e lënë makinën jashtë për të ngrirë. Ata do të duhet të presin pranverën për të shkrirë automjetet e tyre.
Një mënyrë tjetër për të parandaluar ngrirjen e makinës gjatë muajve të dimrit është duke e lënë motorin gjatë gjithë kohës ndezur, që është një praktikë e zakonshme në Yakutia, të parkuar me motorët e tyre ndezur nga tetori deri në prill. Ndërsa kjo metodë me siguri funksionon, ajo gjithashtu çon padyshim në konsum të lartë të karburantit.
Vozitja në këto kushte mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht nëse makina juaj ngec në rrugë. Në Yakutia, udhëtimi nga një qytet në tjetrin mund të zgjasë disa ditë. Nëse makina dështon, mund të jetë kërcënuese për jetën, kështu që është thelbësore të sigurohet mirëmbajtja e rregullt e makinës dhe izolimi i duhur.
Videoja tregon gjithashtu Konstantin dhe Anatoli, dy banorë vendas në Yakutia, se si i izolojnë automjetet e tyre. Ata të dy shpenzuan rreth 70 dollarë për materialet dhe mjetet e nevojshme për të mbrojtur makinën nga ngrirja. /