“Të premtoj që…”/ Dalin skandalet me mesazhet e deputetit britanik që akuzohet për ngacmim seksual

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skandal seksual është duke u komentuar në Britani. Bëhet fjalë për deputetin konservator David Warburton i cili dyshohet se thithi disa viza kokainë përpara se të zhvishej lakuriq dhe të prekte gjoksin e një gruaje në banesën e saj.

56-vjeçari është pezulluar nga grupi parlamentar pasi një sërë pretendimesh iu bënë organit mbikëqyrës parlamentar të ngacmimeve të paktën nga tre gra.

Deputeti i dërgoi një gruaje një mesazh mëngjesin tjetër pasi kishte qenë në banesën e saj duke e pyetur nëse ‘ishte krenare që një deputet kishte fjetur në shtëpi me të’.

Ai shtoi: “Premtoj që nuk do t’i heq më të gjitha rrobat e mia”.

Gruaja më e re tha se e kishte paralajmëruar Warburton në mënyrë të përsëritur para dhe gjatë vizitës së tij se nuk donte të bënte seks me deputetin.

Por, pavarësisht nga kundërshtimet e saj, ajo pretendon se Warburton e afroi trupin e tij me trupin e saj dhe i shtrëngoi gjoksin ndërsa u shtrirë në shtratin e saj.

Share This Article