• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Uncategorized
Të punësuarit në administratën publike përfitojnë kredi me kushte të lehtësuara për strehim, shuma dhe interesat

Të punësuarit në administratën publike përfitojnë kredi me kushte të lehtësuara për strehim, shuma dhe interesat

by albnews
13 July, 2023
in Uncategorized
0
3
VIEWS

Të punësuarit në administratën publike, të cilët janë të pastrehë, ose nuk kanë të ardhura për të blerë shtëpi, tani kanë një mundësi ‘të artë’ për të përfituar kredi me kushte të lehtësuara për strehim.

Presidenti, Bajram Begaj, me propozim të qeverisë, ka dekretuar ndryshimet në ligjin “Për strehimin social”, duke ndezur në këtë mënyrë dritën e gjelbër për zgjidhjen e një prej problemeve më delikate sociale që është strehimi.

Objekti i ndryshimeve në ligj, që publikohet nga rtsh.al, është përcaktimi i rregullave dhe procedurave administrative për mënyrat e planifikimit, sigurimit, administrimit dhe shpërndarjes së programeve sociale për strehim, si dhe programit për strehim të të punësuarve të administratës publike, me qëllim krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm e të përballueshëm, duke u mbështetur në aftësitë paguese të familjeve që kanë nevojë për strehim, si dhe në ndihmën e institucioneve shtetërore përgjegjëse.

Ligji ka përcaktuar në mënyrë të detajuar kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për të përfituar nga programi.

Por që i punësuari në administratën publike, të përfitojë kredi të lehtësuar për strehim, duhet të plotësojë disa kushte, të cilat janë që të ketë përfunduar periudhën e provës në institucionin ku është punësuar, të plotësojë njërin nga kushtet që lidhen me strehimin si: të mos ketë banesë në pronësi në emër të tij dhe në emër të secilit prej anëtarëve të familjes; të banojë në një banesë me sipërfaqe më të vogël se ato të përcaktuara në standardet në fuqi për projektimin e banesave.

Masa e subvencionit dhe shuma e kredisë

Për blerjen e një banese në treg, i punësuari në administratën publike përfiton kredi me interes deri në 3%. Diferenca ndërmjet interesit të përcaktuar sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ministri përgjegjës për financat dhe ministri përgjegjës për strehimin me institucionet financiare dhe interesit që paguhet nga përfituesi, subvencionohet nga buxheti i shtetit.

I punësuari në administratën publike përfiton kredi në masën e barabartë me vlerën e banesës në treg nëse me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar një garanci shtetërore për huan ose kur institucioni financiar parashikon financim 100% të vlerës së banesës.

I punësuari në administratën publike, që banon nën normat e strehimit, sipas përcaktimeve të mësipërme, përfiton kredi të lehtësuar në masën jo më shumë se 60% e vlerës së banesës në treg që i takon sipas përbërjes së tij familjare.

 Kushte emergjente për strehim

Punonjësit e administratës publike do të konsiderohen në kushte emergjente për strehim, kur janë kushtet kur bashkë me familjet banojnë në banesa në rrezik shembjeje, në banesa që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, në banesa në proces legalizimi që pësojnë dëme për shkak të fatkeqësive natyrore, në banesa që prishen për shkak të ndërtimeve të veprave publike, të cilët nuk përfitojnë kompensim financiar nga procedurat e shpronësimit, dhe të ndërtimeve në proces legalizimi që nuk legalizohen, por trajtohen nga shteti nëpërmjet programeve të strehimit të përshtatshme.

Në kushte emergjente për strehim, do të konsiderohen edhe ato familje/individë, të cilët ndodhen në një situatë dhune në familje, e vërtetuar kjo me urdhër mbrojtjeje apo urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje lëshuar nga gjykata.

Përfshirja në programet sociale të strehimit do të bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës on-line në portalin unik qeveritar “e-Albania”.

Kufijtë e interesave

Do të përfitojnë kredi me interes të barabartë me 0% të subvencionuar nga buxheti i shtetit nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave ato familje që banojnë si qiramarrës në ish-pronë private, familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë, si dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës

Ndërsa përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët individë e familje me të ardhura vjetore neto baras ose më të ulëta se 1/6 e vlerës mesatare të banesës në treg që përfiton individi a familja, në kohën e paraqitjes së kërkesës pranë strukturës përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Ata duhet paraprakisht të vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vjetët e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekjeje apo sëmundjeje të rëndë) ose force madhore ose që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit.

Previous Post

Urgjencat mjekësore te turistët, Brataj: Të rinjtë përdorin drogë dhe alkool. Çdo ditë raste në QSUT

Next Post

Në shtator nis puna për “Enciklopedinë Shqiptare”. Miratohen aktet përfundimtare për hartimin e veprës madhore nga Redaksia Qendrore

albnews

albnews

Related Posts

Milani synon përforcimin e mesfushës: Granit Xhaka në krye të listës, në skenë del edhe Ardon Jashari
Uncategorized

Milani synon përforcimin e mesfushës: Granit Xhaka në krye të listës, në skenë del edhe Ardon Jashari

13 June, 2025
Mali i Zi i kundërpërgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është veprim antiserb
Uncategorized

Mali i Zi i kundërpërgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është veprim antiserb

13 June, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të
Uncategorized

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025
Next Post
Në shtator nis puna për “Enciklopedinë Shqiptare”. Miratohen aktet përfundimtare për hartimin e veprës madhore nga Redaksia Qendrore

Në shtator nis puna për “Enciklopedinë Shqiptare”. Miratohen aktet përfundimtare për hartimin e veprës madhore nga Redaksia Qendrore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM