Të rinjtë britanikë të pabindur, injorojnë këshillat e qeverisë, trazira dhe alkool në rrugë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe është duke u përballur me situatën më të rënduar nga pandemia e koronavirusit, që nga muaji maj.

Infektimet janë rritur dhe numri i vdekjeve gjithashtu, por megjithatë të rinjve duket se nuk u intereson ky fakt dhe janë parë të frekuentojnë masivisht klubet e natës. Kështu, me frekuentimin e këtyre ambienteve, të rinjtë injorojnë hapur urdhrat e qeverisë, e cila ka ndaluar frekuentimin e bareve dhe restoranteve duke filluar që nga ora 10 e mbrëmjes.

Përtej kësaj, grupe të mëdha të rinjsh u panë në rrugët e Liverpulit, ku disa prej tyre ecnin të patrazuar me shishe alkooli në duar. Këto pamje duket se kanë irrituar dhe autoritetet të cilët po mendojnë të aplikojnë gjoba për qytetarët në rast se urdhëresat e tyre nuk zbatohen.

Share This Article