Të rinjtë kërkojnë Gjermaninë, studimi: 285 mijë të rinj shqiptarë duan të emigrojnë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rinia shqiptare shpreh dëshirën më të madhe për t’u larguar jashtë vendit. Sipas studimit të fondacionit gjerman mbi potencialin e emigrimit në Europën Juglindore, vihet re një kontrast mes shteteve që nuk janë pjesë e familjes evropiane dhe atyre që janë anëtare të Bashkimit Europian.

Të rinjtë nga Kroacia, Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia shfaqin më pak interes ndaj emigrimit dhe e kundërta ndodh me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Shqipërinë.

285 mijë persona planifikojnë të lënë Shqipërinë. Nga ku mbi 40% e të rinjve shqiptarë shfaqin tepër dëshirë për t’u larguar drejt një vendi tjetër për më shumë se 6 muaj, më pas vjen Maqedonia e Veriut me 35%, Kosova me 1% më pak se ky i fundit apo të rinjtë serb me 30%.

Gjermania është shteti më i  zgjedhur nga të rinjtë shqiptarë për të jetuar, 67 mijë prej tyre në bazë të të dhënave të anketës, e më pas të rinjtë duan Anglinë dhe Italinë.

Emigracioni ka ndikuar edhe në braktisjen e shkollave nga nxënësit. Ky vit i ri shkollor kishte rreth 27 mijë të regjistruar më pak se vitin e kaluar në sistemin parauniversitar. Dhe ky numër parashikohet sipas studimeve, të ulet edhe më vitet në vijim.

Kristi Gongo

Top Channel

Share This Article